Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme do të shihni një përmirësim në dashurinë tuaj deri më datë 29 janar.
Më të favoruzuara do të jenë persona që kanë shenjën e shigjetarit.
Dashi
Përfitoni nga inteligjenca juaj për të kuptuar personin pranë jush. Vetëm përpjekja do t’i tregojë atij se jeni të interesuar dhe ai do ta vlerësojë këtë thellësisht. Tregoni dashurinë dhe mbështetjen tuaj, sepse vetëm puna nuk mjafton për t’ju bërë të lumtur.
Binjakët
Marrëdhëniet e rëndësishme në jetën tuaj janë ndriçuar këto ditë. Tregoni mirëkuptim dhe mendoni me kujdes për fjalët që do të përdorni në bisedat tuaja, veçanërisht me partnerin. Zhvillime pozitive parashikohen edhe për të lirët, të cilët do të mund të vënë në rregull mendimet e tyre.
Shigjetari
Jeta juaj e dashurisë përmirësohet sepse ju vetë guxoni ta përmirësoni atë. Ju mendoni se çdo dëshirë juaj është e mundur dhe përpiqeni ta realizoni atë. Jeta juaj personale del në pah dhe këto janë ditët e duhura.