BallinaKronikePakoja që ngriti në këmbë policinë në Elbasan ishte alarm fals. Pas...

Pakoja që ngriti në këmbë policinë në Elbasan ishte alarm fals. Pas shpërthimit të kontrolluar, ja çfarë u gjet në koshin e plehrave

spot_img

Një pajisje elektronike që alarmoi banorët dhe policinë e Elbasanit rezultoi të ishte një alarm fals për bombë.

Pas shpërthimit të kontrolluar nga ana e forcave xheniere, rezultoi që në koshin e mbeturinave ishte pajisja elektronike që pulsonte vazhdimisht dhe jepte sinjal.

Pakoja e dyshimte ishte futur në një qese të zezë dhe vazhdimisht pulsonte.

Policia e Elbasanit ka rrethuar menjëherë zonën që njihet si kryqëzimi i Dinamos, ku pas shpërthimit rezultoi thjesht një pajisje elektronike.

Nuk dihet se pajisja ishte vendosur nga dikush, apo thjesht ishte hedhur në koshin e mbeturinave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular