BallinaKryesoreErion Veliaj refuzon dëgjesën e thirrur nga PD për çështjen e banorëve...

Erion Veliaj refuzon dëgjesën e thirrur nga PD për çështjen e banorëve të 5 majit. PD kërkon shtyrjen e seancës, për praninë e tij

spot_img

Erion Veliaj refuzon dëgjesën e thirrur nga PD për çështjen e banorëve të 5 majit. PD kërkon shtyrjen e seancës, për praninë e Erion Veliajt.

FJALA NË KOMISION E NËNKRYETARES SË KOMISIONIT TË LIGJEVE, DHURATA ÇUPI DHE E KRYETARIT TË GRUPIT, ENKELEJD ALIBEAJ.

DHURATA ÇUPI, N/KRYETARE E KOMISIONIT TË LIGJEVE

Komisioni  Ligjeve është në lëvizje për shkak të cënimit të rëndë të së drejtës pronës, si e drejtë themelore e njeriut, në njësinë administrative 4 dhe 8 në Bashkinë Tiranë. Si anëtare e Komisionit të ligjeve dhe deputete jam vënë në dijeni me shqetësimi e qytetarëve.
Jam njoftuar prej tyre që po u prishen shtëpitë, po dalin jashtë pa proçedurë dhe njoftime dhe pa respektuar të drejtën themelore të tyre për t’u strehuar dhe për t’u trajtuar si pronarë të pronës së tyre dhe bashkë me z. Bledion nallbati kemi qenë pranë tyre në rastin e implementimit të këtij projekti.

Qytetarët ishin shumë të shqetësuar dhe të irrituar se si munden të trajtohen nga kryetari I Bashkisë së tyre dhe nga qeveria aktuale në një formë kaq brutale dhe jo njerëzore.

Janë njoftuar pa respektuar proçedurat. Janë ankuar se nuk u është kthyer përgjigje. Kanë kërkuar takim dhe nuk janë pritur. Ka qyetarë që sot janë jashtë sepse nuk është respektuar asnjë afat dhe janë prishur banesat e tyre. Ka qytetarë që janë pronarë dhe ka disa tipologji të ndryshme në implementimin e këtij projekti të Bashkisë Tiranë.

Ne i kemi dëgjuar qytetarët dhe në lidhje me shqetësimin emergjent të tyre, ne kemi kërkuar atë që na njeh Kushtetuta dhe neni 80 i saj dhe Rregullorja, për të bërë një dëgjesë publike me Kryetarin e Basshkisë Tiranë, me Drejtorin e Policisë së Shtetit, pasi në ditën kur ne ishim policia ishte në përballje me qytetarët, vokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca dhe banorë të prekur nga ky projekt.

Lidhur me letrën e Kryetarit të Bashkisë dhe mospraninë e një asnjë përfaqësuesi të Bashkisë Tiranë është e prapranueshme, jolegjitime. Kushtetuta e thotë qartë që institucionet shtetërore duhet të jenë të pranishme në dëgjesë.

Mendoj se nëse nuk ka patur kohë kryetari I Bashkisë në orën 14.00 apo 14.30 mendoj ta presim. Kur ka kohë dhe mundësi kryetari i Bashkisë. Ne e shtyjmë dhe ai duht të jetë i pranishëm.
Nuk është një çështje e lehtë por mbiejetese për ata banorë. Ata janë nxjerrë jashtëdhe nuk janë respektuar për të drejtën e pronës së tyre.

Nuk u është dhënë asnjë mundësi banimi. Ka banorë që u janë prishur banesat që në muajin tetor dhe nuk kanë marrë bonusin e strehimit. Nuk janë respektuar dispozitat e Kodity Civil për sa i përket trajtimit dhe kontraktimit të tyre pranë noterit. Janë marrëveshje copa letrash ku askush nuk kupton se çfarë merr dhe çfarë jep.

Ishte emergjente sepse atje çdo ditë prishen nga tre banesa. Ne do i dëgjojmë banorët këtu për keto shqetësime. Është abuzim me detyrën i Kryetarit të Bashkisë Tiranë që sot nuk është këtu.

ENKELEJD ALIBEAJ, KRYETAR I GRUPIT TË PD

Ç’është ky kryetar Bashkie që nuk begenis njerëzit dhe as Kuvendin dhe as ju si mazhorancë se e kuptoj për opozitën. Edhe në letrën që ju lexuat nuk ka një justifikim. Të na e thotë arsyen dhe ne do e presim këtu si detyrim ndaj Kushtetutës, Rregullores, ligjit dhe njerëzve. Të japë sqarimet.
Nëse është me ligjin I themi ne, po je me ligjin, ke bërë detyrën. Por nëse jo, së paku duhet ta dëgjojmë, por jo me këtë shkresë. Shkresa të tilla që presin dhe përcjellin njerëz të ngratë janë pa fund. Duhet të përballet dhe ta dëgjojmë. Presupozohet që shteti është në shërbim të njerëzve dhe duhet t’I sqarojë. Janë në hall, janë pa shtëpi dhe pa çati dhe nuk ua ka shkaktuar natyra, por shteti, kryetari I bashkisë së bashku me isntrumenta të tjerë. Përse nuk vjen? Ka frikë? Duhet të vijë për të ruajtur për aq sa mund të ruajmë nderin e Kuvendin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Qytetarët me të gjithë hallet që kanë kanë ardhur këtu për të shprehu atë se çfarë ndjejnë. Padrejtësinë që ata mendojnë se ua kanë bërë. Shteti duhet të japë sqarimet e veta. Kalojnë ligje për bashkeqeverisje, për konsultimin, këshillimi kombëtar e gjithçka bëhet në emër të tyre. Sot në rastin konkret të dhimbshëm, nuk denjon të vijë. Këtu duhet të mbahet një qëndrim.
Është tallje e madhe me Kuvendin dhe me ne. u lypim votën. U trokasim kur vjen fushata. U çojmë patronazhistin dhe u japim premtimin. I mashtrojmë dhe i gënjejmë si politikë kaq detyrim minimal, kjo politikë, kjo bashki, ky pushtet nuk ka për t’u thënë? Një jetë e tërë, djersë e gjak kanë ndërtuar një shtëpi me rregulla pa rregulla, sipas rregullat ky palo shtet ka patur. Vjen një moment dhe ia hedh në humnerë. Një detyrim njerëzor duhet ta kemi të gjithë. Duhet të ulet ai atje. Kanë ardhur të policisë, por duhet të vijë ai si strumbullari i gjithçkaje siç e thotë edhe vetë në shkresë. Deri tani dëm u ka bërë qytetarëve. Kështu tregojnë faktet. Ne jemi të gatshëm ta presim sepse ky është një problem akut. Çdo ditë që kalon tre familje rrinë në qiell të hapur, natën në të ftohtë. Mungon tani edhe sensi njerëzor? Nuk e përdorim për debat politik sepse ka të tjera forume.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular