Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e djeshme një makinë luksoze pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një makinë tip “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit.
Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Burime bëjnë me dije se makina ndodhet në komisariat, ndërsa policia nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë, në pritje të mbylljes së verifikimeve të nevojshme.
Pas këtij veprimi, policia ka nisur hetimin pasuror për 36-vjeçarin për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzën e saj ndaj tij. Deri në këtë moment, makina luksoze do të qendrojë e bllokua