BallinaBotaNga roli në luftën e Kosovës, tek vrasja e vëllait të tij...

Nga roli në luftën e Kosovës, tek vrasja e vëllait të tij nga ‘Cosa Nostra’/ Kush është Sergio Mattarella, Presidenti i 13-të i Italisë

Sergio Mattarella është zyrtarisht Presidenti i 13-të i Italisë. Një figurë që gjeti mbështetjen e të gjithëve palëve politike, 80-vjeçari nis kështu një mandat të dytë në krye të shtetit italian, ndonëse ai kishte kërkuar të largohej nga skena politike

Por kush ështe Sergio Mattarella

Ai lindi në Palermo më 23 korrik 1941 dhe ka tre fëmijë. Sergio Mattarella është i ve. Presidenti i Republikës Italiane ishte shumë i dashuruar me bashkëshorten e tij Marisa Chiazzese, e cila u nda nga jeta në 1 qershor 2012 për shkak të një tumori. Sergio Mattarella e kujtoi atë gjatë një fjalimi publik në Ditën Kombëtare të Kërkimit të Kancerit.

“Për të ndjekur personin më të dashur për mua në botë, kalova disa javë në spitalet e kancerit. Do të ishte e udhës që njerëzit me shëndet të mirë të kalonin disa ditë duke vizituar spitalet herë pas here, sepse kontakti me vuajtjet do të ndihmonte këdo që t’i jepte çdo gjëje vendin e duhur në jetë”. Marisa Chiazzese ishte motra e gruas së vëllait të Mattarellës, Piersanti, i vrarë nga Cosa Nostra në 1980

Familja e tij ishte gjithashtu aktive në politikë në radhët e kristiandemokratëve: babai i tij Bernardo ishte ministër pesë herë midis viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, ndërsa një nga vëllezërit e tij Piersanti, i cili u vra nga Cosa Nostra në 1980, mbante rolin e Presidentit. të Rajonit të Siçilisë. I diplomuar për Drejtësi në vitin 1964 në Universitetin “La Sapienza” të Romës me nota dhe vlerësime të plota, ai nisi rrugën e politikës në moshë të re.  Rruga e tij politike buron nga brenda rrymës katolike-sociale dhe reformiste të angazhimit. I zgjedhur deputet për Demokracinë Kristiane në vitin 1983 në Siçili, ai ishte anëtar i Dhomës së Deputetëve deri në vitin 2008. Në këto shtatë legjislatura ai ishte anëtar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komisionit të Legjislacionit, ku ishte edhe kryetar.

Nga korriku 1987 deri në korrik 1989 ka qenë Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin. Nga korriku 1989 deri në korrik 1990 ishte ministër i Arsimit. Nga tetori i vitit 1998 ka qenë nënkryetar i Këshillit të Ministrave deri në dhjetor 1999 kur u emërua ministër i Mbrojtjes, detyrë e mbajtur deri në zgjedhjet e qershorit 2001. Aprovoi në ato vite ligjin që shfuqizoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në ato vite Italia shtoi praninë në misionet paqeruajtëse të dislokuara për iniciativat e Kombeve të Bashkuara dhe kontribuoi ndjeshëm në ndërhyrjet dhe operacionet paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe në Mqedoninë e Veriut. Në zgjedhjet politike të vitit 2008 ai nuk u rikandidua dhe i dha fund veprimtarisë së tij politike. Në maj të vitit 2009 u zgjodh nga Parlamenti anëtar i Këshillit të Kryesisë së Drejtësisë Administrative, ku ishte nënkryetar.

Më 31 janar 2015 u zgjodh Presidenti i dymbëdhjetë i Republikës.  Ditën e sotme Mattarella merr një tjetër mandat 7-vjeçar në krye të Presidencës italiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular