Tetë të rinj ishin nisur sot për pinkik në malin e Sevasterit në Selenicë të Vlorës, por duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.
Burime të “Panorama.al” konfirmojnë se njëri prej të rinjve ka telefonuar policinë duke kërkuar ndihmë. Shkak është bërë fakti që 4 nga të rinjtë kanë pësuar gjendje të fikti dhe nuk lëvizin dot.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen në fjalë.