Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në aksin që lidh këtë autostradë me metarlugjikun. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete të cilët janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Po ashtu në terren gjendet edhe grupi hetimor për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e këtij aksidenti të katërfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme të Elbasan.