BallinaKryesoreMarrëveshja me Berishen/Kryemadhi zbulon detaje: Është një bashkëpunim teknik, nuk është një...

Marrëveshja me Berishen/Kryemadhi zbulon detaje: Është një bashkëpunim teknik, nuk është një proces vetëm me Berishën

spot_img

Kryetarja e Lëvizjes Sociliste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si një bashkëpunim teknik marrëveshjen e arritur me Komisionin e Rithemelimit për të hyrë si koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 6 marsit.

Përmes një interviste për Report TV, Kryemadhi tha se bashkëpunimi nuk është një proces vetëm me Berishën, por me gjithë grupin e Rithemelimit.

Ajo shtoi gjithashtu se LSI është e rreshtuar në opozitë kundër Edi Ramës dhe se mbështet çdo kandidat të pozicionuar në këtë front.

Pyetje: Bashkëpunimin me Berishën e keni vetëm për zgjedhjet e 6 marsit?

“Është një bashkëpunim teknik. Është bashkëpunim teknik që ka të bëjë me procesin administrativ. Ky nuk është një proces me Berishën është me grupin e rithemelimit. Unë me zotin Berisha nuk jam takuar. Jam takuar dhe kam komunikuar me zotin Flamur Noka. Jam takuar me Belind Kelliçi. Kam komunikuar në telefon me zotin Klevis Balliu për Lushnjen. Ne jemi të rreshtuar në opozitë kundër Edi Ramës. Nuk bëjmë gjasme sikur jemi kundër Edi Ramës dhe ndërkohë nënshkruajmë koncesione para, tendera, leje ndërtimi nga Edi Rama. Ne jemi në ballore me të. Automatikisht ne do suportojmë çdo kandidat që është kundër Edi Ramës. Sigurisht që kemi dhe rilindjen blu, rilindja mavi dhe rilindja blu aty janë bashkë nuk na bën asnjë lloj përshtypje kjo gjë”, tha Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular