Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e shtyu për datën 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij.
Me një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit e quan këtë proces një “farsë gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues”.
“Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, thekson Presidenti Meta.
Reagimi i Presidentit Ilir Meta
Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.
Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit.