BallinaAktualitet“Duhet të përsëriteshin zgjedhjet në të gjitha bashkitë”-Duma: LSI po përfiton nga...

“Duhet të përsëriteshin zgjedhjet në të gjitha bashkitë”-Duma: LSI po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve, Berisha po i tërheq….

spot_img

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në “News24”, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe prioritetet e PD në këtë garë elektorale. Duma tha se objektivi është që të fitohet në të 6 bashkitë, mirëpo, u shpreh se me publikimin e kandidatëve nga zoti Berisha, është e vështirë të maksimalizohet vota.

“LSI është një parti që mbijetoi mes partive të mëdha. Ka aksionet e veta që po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq Berisha, pa diskutim. E kam parë veten të goditur dhe të copëtuar në masën 100%. Në politikë nëse tregon se ke debulesë nuk je për atë punë. Në politikë çdo gjë është test. Si nuk kthehesh në meme.

Çdo gjë në politikë është test. Por a është testi i PD? Jo nuk e besoj këtë. Nuk e shikoj dot PD siç është tani. Unë punoj për bashkimin e jo përçarjen. Ata s’janë kundërshtarët e mi të foltores. Unë do të vazhdojë të luftoj për këtë. Këtë moment të përçarë të PD dua ta konsideroj, e dua ta shoh si moment të përkohshëm krize të brendshme. Unë sot kam këtë mesazh. Nuk duhet të jepet mesazhi që për hir të njëri-tjetrit ne shkatërrojmë shtëpinë. Si ka mundësi që nuk e kupton që X dhe Y nuk i zgjidh ndonjë punë, por priti dhe sillu mirë. Priti normal. Nuk premtohet mrekullia. Realiteti dhe mrekullia janë larg. Njerëzit e dinë këtë dhe e kanë pranuar. Kjo krizë është e përkohshme. Në momentin që do të shikoj që ata s’kanë asnjë fitim.

Kur të shohim që nga kjo s’ka asnjë fitim do të kthejmë sinorët e arsyes dhe do bëhemi bashkë. Jemi të vetmit që do e ndryshojmë Shqipërinë. PS e ka kryer misionin e vet, duhet të kishte ikur nga pushteti. A është kjo pjesë e gabimeve tona? Padiskutim që po. Të rrisësh në Kavajë me 7% më shumë se 2017 ça kërkon më? Kjo parti e ka kapacitetin dhe e ka si e tillë bashkë. Nuk është puna kush po fiton 3 apo 4. Unë mendoj që patjetër, për aq kohë sa një pjesë e demokratëve s’janë me ne, nuk do të maksimizojmë siç duhet. Në politikë po i re derës së dikujt për të marrë votën, e shkon i pari, ai votuesi i thjeshtë e mban fjalën ai politikani e gënjen 700 herë. Grupimi i foltores i ka trokitur këtyre njerëzve dhe do e mbajnë fjalën për inerci. E të shfrytëzosh moralin e brendshëm të këtyre njerëzve, është një gjë që unë s’e bëj dot”, tha Duma.

Deputetja tha se zgjedhjet lokale duhet të ishin përsëritur në të gjitha bashkitë, e jo në vetëm 6 prej tyre.

“Një pjesë e reflektimit ka nisur. Nëse do të angazhohej makineria elektorale e të gjithëve do të duhej të përsëritej e gjithë 2019. Kur ka të gjithë pushtetin lokal PS, çdo të bëjë, do të angazhohet. Pse u dhanë këto zgjedhje tani, nuk dua ta analizoj, edhe pse shqiptarët e dinë”, tha deputetja.

E pyetur se kur do i zyrtarizojë PD kandidatët e saj, Grida Duma tha: “Ne jemi në çdo moment të prirur të shtyjmë që kjo të ndodhë një orë e më parë. Është në momentet e fundit zyrtarizmi i kandidatëve”.

Duma tha më tej se Sali Berisha humbi bastionet e PD, Kavajën dhe Shijakun që nuk ishin humbur as në ‘97.

“Nuk janë palë ende, do të ishin po të ishin parti politike. Zhvillimet tanishme, zhvillime të absurdit. LSI bën koalicion me një grup njerëzish. Spekulimet e tjera, janë ngërçe, kapak pusete. Si të mbulojmë ta palarat. Nuk kam gjë me LSI-në. Është një parti në situatën e saj që përpiqet të maksimizojë. Votuesi i PD-së të mos shkojë tek asnjë parti tjetër. Nuk ka nisur sot, ka gjithmonë momente të intrigës politike. Kur vjen nga kundërshtari është e mirëkuptueshme. Nuk është e mirëkuptueshme se do donim dhe ne një politikë perëndimore. Në fakt nga e keqja nuk del vetëm keq, herë pas herë anët e monedhës janë bashkë, e mira dhe e keqja ecin bashkë. Ky është një moment i përmendjes për keq dhe në mënyrë totalisht mashtruese të shifrave. Që në 2013 kur PD humbi zgjedhjet, kam qenë e vetmja që mbrojti arritjet e PD-së dhe në humbje.

Në 2015 kur kthehesha në Durrës pas 17 vitesh, pa asnjë njohuri për degën në Durrës dhe ajo që kanë bërë durrsakët me mua është një nga gjërat më të mrekullueshme. Dua t’i falënderoj, është mirënjohja dhe admirimi më i madh për votuesin. Mendoni që në 2013 ishte humbja, në 35 ditë fushatë u arrit një rezultat që nga 2013, 2017, 2021 nuk është arritur akoma. Shifrat e mia në 2015 janë ende sot maja e shifrave të arritjes së PD-së. Unë kam 43% në 2015 në opozitë, me një parti të pastabilizuar, me probleme me një bashki të Durrësit, e cila Sali Berisha dhe të etët e lanë me 8 mandate dhe nga 2005 kanë humbur me nga 8 mijë, 9 mijë e ca veta. Në opozitë ta çosh 43%. Nën kryesimin e Palokës dhe një grupi deputetësh, e zbresin në 2017 në 27%. Nga 33% në 2011, shkon në 43% kur garoj unë dhe në 2017 zbriti në 27%. Nuk i jam kthyer kurrë asaj bashkie as për t’i thënë që këtu ishte krimi, pushteti, non grata sepse kam një etikë dhe për kundërshtarin. Ne i dimë dosjet, përgjimet, non grata, por në qasjen time në politike nuk dua të theksoj as të këqijat e kundërshtarit kundrejt përgjegjësive të vetes. Bëja takim elektoral, njerëzit më rrihnin shpatullat, ik, ik se tek ne e ke të marrë, por ruaj votat.

Treshja, katërshja, pesëshja kryesore e partive, por në 2013 kur PD e la në një nga rezultatet më të dobëta të vetët…të them dhe një gjë, PD akoma nuk ka reflektuar që me pushtetin lokal ka dështuar. Me pushtetin lokal ka humbur zgjedhjet në nivel kombëtar. Berisha kryeministër, Berisha deputet në Kavajë, Kavaja bastion i PD e humb në 2011 në mënyrë të paimagjinueshme. Humb Shijakun, ta lëmë Durrësin që është shumë delikat, por këto kanë qenë bastione të PD-së. Sot media që financohen nga Foltorja diskutojnë për Kavajën si është sot. Kavaja kalon nga 84% në 2007 dhe humbet në 2011 kur nuk ka humbur as në ’97. Pse nuk reflektohet mbi këtë çështje”, deklaroi Duma.

Ajo tha më tej se nuk i quan kundërshtarë ata që janë tek Foltorja, por se një parti e madhe nuk mund t’i çojë votuesit në një parti më te vogël dhe theksoi se demokratët nuk duhet të votojnë logon e LSI-së.

“Po jam një nga njerëzit më të votuar në PD dhe do ta them këtu. Nuk janë kundërshtarë ata që janë tek Foltorja. Unë nuk do t’i quaj kurrë kundërshtarë. Unë as dua ta pranoj që votuesi i PD-së do votojë logon e LSI-së. Askush s’do duhet të votojë, votuesi i PD-së, logon e LSI-së. Qofshin të gjitha bashkë.  Një parti e madhe të shkojë ta çojë votuesin tek një parti e vogël për një çështje personale është një gjë që nuk pranohet. Demokratët nuk duhet ta bëjnë”, u shpreh nënkryetarja e PD-së.

Lidhur me kandidatin e Berishës në Durrës, ajo tha se ai po bën vetëvrasje politike.

“Kjo ka qenë arsyeja pse unë e kam komentuar kandidati ne LSI-së, duhet quajtur fatkeqësisht. Unë e njoh. Kam thënë se cilido që është pjesë e Foltores që ka punuar për mua dhe me mua në fushata i jam mirënjohës. Gjëja më e papranueshme është mungesa mirënjohjes, por jo e pengut. Të gjithë vijmë si pasojë e rrethanave, rekomandimeve, rrjeteve. Nuk janë procese për të na mbajtur peng. Dhe me atë individin që garon sot, kam keqardhje që po e vendos veten dhe po bën vetëvrasje politike. Arsyeja që e çon sot atë të kandidojë nuk duhet të prevalonte ndaj ambicies së tij në PD. Do vijë pas 2-3 vitesh dhe do t’i bëjmë prapë këto logjika dhe do themi kush e goditi këtë situatë. Ne e dimë se cilido qoftë kandidati, ai hyn me një avantazh nga logoja, pastaj vjen kandidati. Por kjo logo duhet të ushqehet jo të shkatërrohet sepse ndryshe e ke çuar bazamentin nën dhe. Nuk e kam kritikuar, por gati-gati më vjen keq për të sepse nuk është momenti. PD me gjithë problematikat që ka, të gërmojnë dyshemenë e vetë”, tha Duma.

Ajo deklaroi më tej se një njeri me një koeficient inteligjence normal nuk mund të besojë tek Berisha.  “Nuk i takon pra, nuk besohet tek individi, besohet tek e tëra. Nuk mund të besohet tek një njeri që marrëdhëniet me të vërtetën para 25 prillit e ka të bardhë, pas 25 prillit e ka të zezë.

Kur dha dorëheqjen në 2013, unë kam qenë një natë më pas duke e mbrojtur dorëheqjen e tij, s’kam lënë askënd të flasë. Këtë individ që demokratët e kanë mbajtur mbi shpatulla… Jam mirënjohëse që po shikoj gjatë jetën politike në opozitë. Nuk i takon një njeriu me një koeficient inteligjence normal që të besoj tek Berisha. Doni t’i kthehemi Lulzim Bashës, i kthehemi, nuk ka asnjë lloj problemi, por duhet t’i thërrasim arsyes.

Në këtë partinë tonë demokratike të shtrenjtë, shumë të shtrenjtë, se ka arritur të mbijetojë momente të vështira me një elektorat të lëkundur nga komunizmi, duhet përdorur arsyeja, jo emocioni. Emocioni nuk mund të na çojë përpara. Ka shumë njerëz kështu jam, nuk ndryshoj, jo ti ndryshon se shoqëria ka nevojë të ndryshojë”, theksoi ajo./BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular