BallinaAktualitetVrasja e 19-vjeçarit grek/Autorët e ngjarjes së rëndë, bashkë me shqiptarin, pjesë...

Vrasja e 19-vjeçarit grek/Autorët e ngjarjes së rëndë, bashkë me shqiptarin, pjesë e fraksionit nenonazist. Maskohen si tifozë ndërsa dhunojnë dhe grabisin të rinjtë

spot_img

Vrasja e 19 vjeçarit grek, Alkis Kampanos para pak ditësh është zbuluar nga kamerat e sigurisë të cilat kanë kapur momentin e ekzekutimit të tij, por njëherësh është bërë edhe identifikimi i autorëve.Sipas policisë greke autorët e ngjarjes së rëndë së bashku me një shqiptar janë huliganë dhe bëjnë pjesë në fraksionin ‘neonazist’. Ata janë vendosur në pranga nga policia greke ndërsa bëhet e ditur se bartin edhe precedentë të rëndë kriminalë kryesisht për dhunë dhe grabitje.

Bashkë me të arrestuarit e tjerë, këtij grupi i përket edhe 23 vjeçari shqiptar i akuzuar si autori i vrasjes së 19 vjeçarit grek, Alkis. Shqiptari njihet nga autoritetet për sjelljen e tij dhe konsiderohet si huligan i fortë, pasi është ndaluar në një rast dhune tifozësh të vitit 2019. Grupi i huliganëve është pjesë  tifozërisë së PAOK-ut.

Duke u fshehur nën petkun e tifozëve ata kanë kryer krime nga më të ndryshmet që nga vjedhjet, rrahjet e deri tek vrasjet siç ishte rasti i fundit në Greqi. Ky nuk është rasti i vetëm ku ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë sulmuar të rinjtë. Qershorin e vitit të kaluar, një 19-vjeçar në Selanik u sulmua nga një grup prej 15 personash, të cilët i shkaktuan djegie të rënda me fishekzjarrë, shkruajnë mediat greke. 

Por policia e konsideroi ngjarjen si një përplasje mes tifozëve. Ndërkaq në tetorin e vitit të kaluar huliganët e PAOK-ut sulmuan tifozët e “Dikefalos tou Vorras” në godinën para klubit të PAOK-ut. Huliganët dyshohet se i përkasin një “fraksioni” neo-nazist-fashist që është ngritur vitet e fundit.
Ky “fraksion” sfidon “vijën” zyrtare të “Gate 4”, e cila në njoftimet e saj dënon racizmin dhe mbështet emigrantët etj. Anëtarë e të njëjtit grup neo-nazist thuhet se kanë marrë pjesë në rrahjen e ish-kryebashkiakut të Selanikut, Giannis Boutaris. Po ashtu një vit më parë në 21 janar 2021, elementë neonazistët i kaluan të gjitha ato që kishin kryer më parë kur gjatë një përplasjeje të paracaktuar mes tifozëve të PAOK-ut dhe Arisit në qendër të Selanikut, u përplasën me efektivët e policisë duke shtënë mbi ta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular