Partia Demokratike publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit zotohej para qytetarëve se procesin e legalizimeve do ta drejtonte vetë.
Sipas PD-së, Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë dhe sot i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.
Postimi i plotë:
Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliaj
Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.
Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!