Greqia ka vendosusr të ndryshojë masat për hyrjen e personave brenda territorit.
Nga e hëna, 7 shkurt, në Greqi mund të futesh me certifikatë vaksinimi, pa bërë një test të detyrueshëm për koronavirusin.
Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, pasditen e kësaj të premte.
Kujtojmë se nga e hëna e ardhshme skadon certifikata e vaksinimit në Greqi për ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës shtatë muaj më parë.
Në të njëjtën kohë, në Evropë certifikatat e vaksinimit me dy doza janë të vlefshme për nëntë muaj.
Më herët, ministri foli për ANT1 për punonjësit e kontraktuar shëndetësorë ndihmës që janë anëtarësuar në Sistemin Shëndetësor Kombëtar dhe deklaroi se “për 12 mijë ndihmësit, të cilëve kontrata u skadon më 31 mars, do të marrim një marrëveshje që t’i zgjasim kontratat pothuajse deri në fundviti, ndërkohë që njëkohësisht do të ketë edhe pikëzimin e tyre, për shkak të eksperiencës që kanë fituar dhe njëkohësisht shpallet për 4000 pozicione në SKS”.