Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rushaj u shfaq sot në krah të kryedemokratit Lulzim Basha, pas një periudhe të gjatë larg medias.
Rushaj ishte i pranishëm në takimet e kreut të PD me strukturat e Degës 4 në kryeqytet.
“Kështu siç keni qenë gjatë fushatës, së bashku me kryetarin e degës, që dua ta përshëndes dhe ta falënderojë për organizimin e këtij takimi dhe me deputetin tuaj Alfred Rushajn, i cili pas një mungese të shkurtër ka ardhur me energji të shumëfishuara për një betejë të jashtëzakonshme që nuk bëhet në emrin tim, nuk bëhet në emër të tij”- tha Basha gjatë takimit.
Kujtojmë që Alfred Rushaj u zëvendësua me Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit të PD. Ndonëse u aludua se Rushaj ishte distancuar nga Basha, pjesëmarrja në takimin e sotëm hedhë poshtë dyshimet.