Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pranuar kërkesën e LSI-së për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit
KQZ ka miratuar sot përmbajtjen e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane e Shqipërisë, por jo Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit të PD-së. Celibashi ka saktësuar se drejtuesi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Kemi dhe diçka më shumë, të cilën ne vlerësojmë është e panevojshme por dhe jo në përputhje me parashikimet e ligjit, jemi në situatën kur kërkesa në përbërje të saj për disa aspekte reflekton konfliktualitet sipas përcaktimeve të kodit zgjedhor me interesat të ligjshme të një subjekti tjetër zgjedhor.
Kërkesa për të përfshirë logo, simbole apo dhe në thelbin e vetë, elementë që lidhen me PD-në, nuk mund të pranohet. Pasi jo vetëm për faktin që zoti Logu tha i mungon interesi për PD-në ky koalicion. Ishte një përcjellje. Në vlerësim përfundimtar, unë vendos që të regjistrojë si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet e pjesshme vendore 2022, LSI-në dhe PDK-në, emrin “Shtëpia e Lirisë” tha Celibashi.
Pjesë nga diskutimi:
Kaziaj: Marrëveshja e ka të qartë se për çfarë është bërë ky koalicion. E sjell në vëmendje që deklaratat e klëtij karakteri, duhet të ketë interes vetë partia e tij. Nuk legjitimohesh nga kjo kërkesë. Dua të procedoni me regjistrimin e këtij koalicioni.
Celibashi: Do ju këshilloja që të qëndroni tek argumenti juridik në këtë çëshjte. Zoti Marash Logu fjala për ju.
Logu: Unë i bashkohem thirrjes suaj që të sillemi si përfaqësues ligjor. Nuk i bën nder zotit Kaziajt që të merret me numrin e karrigeve dhe dyerve. Përsa më takon, aq sa mundem do i referohem vetëm ligjit dhe kodit zgjedhor. Në momentin që është paraqitur kërkesa për regjistrimin e koalicionit, ata që janë pjesë e koalicionit, nuk ishin përcaktuar ende si subjekte zgjedhore. Për ne, në momentin kur është paraqitur kërkesa, nuk e kishin fituar statusin e subjektit zgjedhor. E dyta që është e mirë për PDSH-në, në marrëveshja ka një referencë të qartë të PD-së. Unë ju informoj që PDSH as nëpërmjet kryetarit të saj, as përfaqësuesve të saj, nuk ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni. T’i lëmë deklaratat politike.
Kaziaj: Nuk dakordësohem me zotin Logu, pasi përsëri bëri deklaratë politike. Ne jemi përfaqësues ligjor të disa subjekteve politike. Ju po bëni debatin e fokusuar në këtë seancë duke u kapur tek sigla apo shkronjat nistore të një subjekti që ne kemi futur në marrëdhënie koalicioni. Nuk është ky momenti për këtë debat. Ligjvënësi është i qartë në Kodin Zgjedhor.
Celiabshi: Vlerësimi i KQZ-së është si vijon. Ne konsiderojmë që duke arsyetuar pretendimet e përfaqësuesve të PD-së, përsa i përket legjitimitetit të kërkesës në raport me afatin, ne këtë kërkesë po e shqyrtojmë sot. Në momentin e shqyrtimit, LSI figuron të jetë e regjistruar si subjekt zgjedhor. Nuk mund të them që pretendimi i përfaqësuesit të PD-së, ishte alogjik, por nuk ka bazë ligjore. Po shqyrtojmë një kërkesë nga LSI. Ndaj vlerësoj që kërkesa e LSI-së e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion me subjekt zgjedhor, në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë. Dhe mund të shqyrtohet si kërkesë.
Lidhur me përmbajtjen e pjesën materiale, unë mendoj dhe e vlerësoj që ai pretendim qëndron, sa i përket disa aspekteve identifikuese, qoftë politike qoftë zgjedhore të këtij koaliioni. Nuk qëndron kërkesa e arsyetuar nga ana e përfaqësuesit të PD për ta kthyer për plotësim se do të ishim në këtë siuatë nëse do kishim mungesë të dokumentacionit përkatës në kërkesën për t’u regjistrur në këto zgjedhje. Ne i kemi të gjitha elementet dokumentare që duhet të mbështesin një kërkesë.