Dashi: Për ju ky muaj rezervon të reja dhe lajme të mira.më në fund impenjimi juaj do të vlerësohet ashtu sic e meritoni. Javët e fundit kanë qenë të vështira për ata që u është dashur të zgjidhin situata konfliktuale që I përkasin të shkuarës. Impenjimi juaj do të vlerësohet më së miri si në punë ashtu edhe në studime. Në dashuri keni nevojë për të gjetur qetësinë e humbur në muajt paraardhës dhe do ta gjeni. Entuziazmi juaj për të jetuar ndjenjat në mënyrë më aktive do të bëjë më interesante jetën tuaj sentimentale
Demi:Nëse keni patur probleme gjatë periudhës së fundit sipas horoskopit të muajit Mars do të merrni përgjigje pozitive. Është moment i duhur për tu kthyer në qendër të vëmendjes. Të favorizuar do të jenë ata që do të mund të rifreskojnë idetë edhe projektet e tyre gjatë këtij muaji Urani do të kthehet në shenjën tuaj duke vendosur ekuilibra të rinj. Marsi është një muaj impenjativ dhe për këtë arsye ceshtjet e zemrës do të lihen në plan të dytë. Jeni të zënë për të menduar për të tjerat.
Binjakët: Jeni nervoz prej disa javësh dhe po kështu do të jetë edhe muaji mars. Në dashuri është e nevojshme të gjeni më shumë qetësi. Jeni duke përcjellë edhe në jetën tuaj në cift dhe në familje tensionin që keni në punë. Mos ja delegoni të tjerëve detyrën për të risjellë qetësinë. Në punë ky muaj do tju bëjë që të bëni disa zgjedhje..Duhet ti thoni mjaft situatave konfliktuale të cilat nuk ju lejojnë të tregoni sa vleni.
Gaforrja: Në dashuri më në fund vjen qetësia dhe qartësia. Ciftet në krizë duhet të përpiqen të lënë pas problemet që i përkasin të shkuarës. Është e rëndësishmë të merrni kohë për të reflektuar me veten tuaj. Ndoshta problemi jeni ju dhe jo të tjerët, Këto javë mundohuni të kuptoni se cfarë doni realisht. Me Marsin në shenjën tuaj do tju kthehet energjia në punë dhe studime për të treguar forcën tuaj.
Luani: Ky vit për shenjën e Luanit do të jetë viti i rritjes dhe i forcës. Për fat të keq gjatë muajit mars do të jeni pak në vështirësi. Do ta mbyllni pjesën e fundit të dimrit me një konflikt të brendshëm i cili do tju shkaktojë pasiguri në vetvete. Do të keni të reja të pakta në dashuri. Mundohuni të largoheni nga njerëzit që nuk ju bëjnë të lumtur.
Virgjëresha: Ka disa cështje pune të cilat do të gjejnë zgjidhje. Prania e Marsit dhe Saturnit do ta bëjnë këtë muaj interesant në fushën e punës dhe të studimeve. Pjesa e fundit e vitit do tju gjejë fitimtarë por duhet të përpiqeni që tani. Puna është në plan të parë dhe do ta lërë anën sentimentale në plan të dytë. Ju që keni në krahë partnerin e duhur do të jenë më pak të nervozuar dhe do të arrini të bëni atë që dëshironi pa stres.
Peshorja: Keni patur pasiguri që ju detyrojnë të mendoheni mirë përpara se të merrni një vendim. Ata që nuk janë mësuar të bëjnë zgjedhje drastike apo ti vënë në diskutim zgjedhjet e tyre do të gjenden në vështirësi. Disa ndryshime do të ndodhin për shkak të faktorëve të jashtëm. Për fat horoskopi i muajit maj parashikon që ana sentimentale do të shkëlqejë. Do të gjeni lumturinë.
Akrepi: Të favorizuar në këtë periudhë do të jenë personat e duruar dhe tolerant. Do të jeni të detyruar të shtyni disa impenjime dhe zgjedhje. Përpjekjet do të zgjaten dhe disa përgjigje do të vonojnë të vijnë. Edhe në dashuri do të keni pak të reja. Javet e ardhshme do të jenë konfuze për ju. Më mirë qëndroni të përqëndruar në veten tuaj dhe në dëshirat tuaja reale përpara se të bëni premtime të cilat nuk i mbani dot.
Shigjetari: Ky vit do të jetë interesant me prezencën e Jupiterit në shenjën tuaj. E rëndësishmë është të mos jeni shumë impulsive sepse jo gjithmonë energjia dhe dëshira juaj konkretizohet në mënyrën e duhur. Përpara se të ktheni faqe sigurohuni që i keni garancitë për të cilat keni nevojë. Në dashuri do të jetë një muaj interesant për ata që duan të jetojnë histori të reja dhe të harrojnë të kaluarën. Mos u mbyllni në vetvete kjo është koha e duhur për të gjetur dëshirën për të dashuruar.
Bricjapi:Planeti Mars që do të kalojë në shenjën tuaj do tju japë sigurinë të tregoni se sa vleni. Cdo rast duhet marrë në mënyrë pozitive sepse do të keni mundësinë ta shfrytëzoni më së miri. Mënyra juaj e të parit të gjërave do të jetë ndryshe nga të tjerët dhe do të shfrytëzoni cdo rast për ta kthyer në një mundësi për të ardhmen. Në dashuri kthehet qetësia. Të jeni më të hapur ju ndihmon për të gjetur sigurinë dhe dëshirën për të parë me pozitivitet marrëdhënien tuaj me të tjerët.
Ujori:Me Afërditën në shenjë do të jetë një muaj i mirë për ndjenjat. Ujori do të gjejë pasionin dhe dëshirën për të dashur. Ka stres dhe konfuzion për shkak të disa ndryshimeve të medha që do të ndodhin dhe do tju detyrojnë që të rivlerësoni disa referime.Ky do të jetë viti juaj i transformimit. Në punë duhet kujdes, sepse jo gjithmonë arrini të menaxhoni mirë paranë.
Peshqit: Prezenca e Marsit do tju bëjë dinamik dhe energjik. Përkushtimi juaj në punë do tju ndihmojë që të arrini objektivat që po ndiqni prej kohësh.Cilësia dhe aftësia juaj për të përfshirë edhe të tjerët në sfidat e tua personale ju bën karizmatik dhe ju vendos sërish në qendër të skenës. Po kaloni një fazë rritje si në punë ashtu edhe në studime. Është një muaj me rritje të madhe, mos lejoni që dembelizmi tju bëjë të humbni një mundësi suksesi.
.