BallinaAktualitetPolicia rrethon “5 Majin”, sot shemben të tjera banesa

Policia rrethon “5 Majin”, sot shemben të tjera banesa

Sot priten te shemben banesa të tjera në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Banorët janë lajmëruar se do të ketë ndërhyrje nga IKMT-ja.

Banorëve të ‘5 majit’ në njësinë numër 4 të cilëve do u shembet shtëpia, u janë bashkuar për t’i mbështetur edhe banorët e njësisë numër 8. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të qenë në gatishmëri.

Shumë banorë janë duke bërë rezistencë, pasi refuzojnë të dalin nga shtëpitë. Policia ka rrethuar zonën që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, teksa është njoftuar se do të kishte të tjera shembje.

Një qytetar ka zgjedhur që të bëjë rezistencë duke hipur mbi kangjellat rrethuese të banesës së tij. Ai kërcënon se nuk do të lejojë që të prishet shtëpia, ndërkohë që fadroma e IKMT ndodhet shumë pranë.

Policia ka rrethuar zonën që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, teksa është njoftuar se  do të kishte të tjera shembje.

Prej javësh banorët kanë protestuar kundër shembjes së banesave. Ata preken nga projekti i ri i rindërtimit, por edhe unazës së madhe. Banorët kanë kërkuar transparencë se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular