BallinaKronikeSherr me armë mes krushqëve, dy në pranga, 4 në kërkim

Sherr me armë mes krushqëve, dy në pranga, 4 në kërkim

spot_img
spot_img

Një konflikt familjar për pak nuk ka degjeneruar në një përplasje me armë. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz.

“Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar ku është përdorur dhe arma e zjarrit

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen Valias i ri, po ndodhte një konflikt midis dy familjeve (krushqi), ku ishte përdorur edhe arma e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armembajtje pa leje”, shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e një arme, pistolete, shtetasin N.D., 43 vjeç, (vellai i dhëndrit), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhune në famije” shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

U ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”.

Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Ndalimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 4 tjerëve u bë pasi nga veprimet operative ka rezultuar se janë perfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit N.D.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të metejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular