BallinaKronikeDel FOTO/ Kush është Amaros Deda, i riu që ndërroi jetë ditën...

Del FOTO/ Kush është Amaros Deda, i riu që ndërroi jetë ditën e sotme në Lezhë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Lezhën. Një person ka humbur jetën në spitalin rajonal për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Korespondenti i Panorama bëri me dije se personi ndërroi jetë në spitalin e Lezhes pasi ishte dërguar aty në gjendje të rëndë shëndetesore.

Sipas korespondentit të “Panorama”, viktima është shtetasi Amaros Deda, 32 vjeç.

Policia në një njoftim paraprak për mediat sqaroi se viktima dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri, por hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale “arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja”, thanë blutë e Lezhës.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular