BallinaAktualitetAfera e inceneratorëve, Zoto e Gugallja paguan veten 3 milionë dollarë për...

Afera e inceneratorëve, Zoto e Gugallja paguan veten 3 milionë dollarë për konsulencë

spot_img
spot_img

MARIGLEN KUME/ Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve ka risjellë edhe një herë në vëmendje aferën që pretendohet se është bërë për këto koncesione

Ish-ministri Koka, sipas SPAK, ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë, pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme; ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare. Sipas SPAK, koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin, teksa “Albtek” dhe “Integrated Technology Services” kanë bërë pagesa për kompani të cilat dukshëm nuk kanë kryer punimet për të cilat janë paguar. Nga hetimi i SPAK rezultoi se kompania e inceneratorit të Fierit kishte bërë fatura fiktive me kompaninë “PIVOT 04”, “Sili SHPK” etj. Ndërkohë, pas konfirmimit nga SPAK se dy kompanitë e mëparshme kanë bërë fatura fiktive, aktiviteti i tyre funksionon edhe në inceneratorin e Tiranës. Por këto nuk janë parregullsitë e vetme.

KONSULENCA

Gazeta “Panorama” ka siguruar një pjesë të dosjes që Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në SPAK. Ndër dokumenteve të shumta, vërehet edhe një lëvizje e pronarëve tashmë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Nga verifikimi i të dhënave, rezulton se dy personat e mësipërm kanë marrë pagesa të majme nga tre inceneratorët (ku janë vetë pronarë). Ata rezultojnë se kanë hapur zyrë konsulence dhe kanë përfituar afro 3 milionë dollarë pagesa. Rreth 650 mijë dollarë ka paguar inceneratori i Tiranës për konsulencë, 640 mijë dollarë inceneratori i Fierit, rreth 580 mijë dollar inceneratori i Elbasanit. Edhe “Integratet Teknology” e Klodian Zotos ka bërë një faturë afro 580 mijë dollarë. Të gjitha këto pagesa mund të konsideroheshin normale nëse ata të cilët do të përfitonin këto para kundrejt shërbimeve do të ishin zyra konsulence me famë qoftë kombëtare apo edhe ndërkombëtare. Por Zoto dhe Gugallja kanë paguar vetveten. Por ajo që është shkelje flagrante është fakti se nga konsultimi i studimit të fizibilitetit të projekteve të të tri inceneratorëve, në asnjërin prej tyre nuk parashikohej ndonjë zë shpenzimesh për zyrë konsultimesh.

PËRFSHIRJA E AZHBR

Dy ditë më parë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, denoncoi gjatë një interviste në emisionin “Frontline”, një tjetër skemë se si, sipas saj, kompanitë e lidhura me inceneratorët dhe deputetin socialist Alqi Bllako kanë bërë lëvizje të dyshimta parash. Bëhet fjalë për kompaninë “Lala” sh.p.k., e cila ka marrë 11 milionë euro tenderë nga Agjencia që në atë kohë drejtohej nga Alqi Bllako, aktualisht deputet i PS-së. Gjatë analizës së historikut të punës së kompanisë “Lala” sh.p.k., është zbuluar se kompania që ka marrë 11 milionë euro tenderë ka shpërndarë para në formën e nënkontraktimit me 5 kompani të tjera “PIVOT 04”, “AS Grup” dhe “Basilika e Shën Mëhillit” dhe dy të tjera. Nga dokumentet e siguruara nga LSI, rezulton se kompania “Lala” bënte pagesa në të njëjtën ditë për 5 kompanitë e mësipërme. Por jo vetëm kaq, kompania “Lala” sh.p.k. ka paguar 1.4 milionë dollarë në formë nënkontraktimi edhe ndaj kompanisë

“Basilika e Shën Mëhillit”. Ndërkohë, nuk dihet se për çfarë pune konkrete kompania “Lala” sh.p.k. ka nënkontraktuar kompaninë “Basilika e Shën Mëhillit”.

HETIMI I KOMPANISË “BASILIKA E SHËN MËHILLIT”

Në vijim, Kryemadhi tregoi se ekspertët e LSI-së kanë investiguar aktivitetin e kompanisë “Basilika e Shën Mëhillit”, që kishte marrë 1.4 milionë dollarë nga kompania “Lala” sh.p.k., e lidhur sipas saj, me Allqi Bllakon. Nga verifikimet, sipas Kryemadhit, kompania e nënkontraktuar rezultonte se kishte vetëm 2 punëtorë. Pra, ishte nënkontraktuar për një punë me vlerë 1.4 milionë dollarë, por kishte vetëm dy punëtorë. Por, sipas kryetares së LSI-së, skema e pastrimit të parave në kompanitë që lidhen me deputetin socialist nuk përfundon këtu. Në vijim, nga investigimi i LSIsë përfshihet edhe AZHBRja, që në atë kohë drejtohej nga ministrja aktuale e Bujqësisë. Nga investigimi i LSI-së, rezulton se kompania “Basilika e Shën Mëhillit” ka marrë një grant prej 1.1 milionë dollarësh nga fondet e AZHBR-së, për të blerë një kantinë vere. Sipas të dhënave të siguruara nga LSI-ja, kompania “Basilika e Shën Mëhillit” ka blerë një kantinë vere te kompania “Sila”, me vlerën 2.3 milionë dollarë. Ndërkohë, rezulton se vetë “Sila” e kishte blerë kantinën e verës 700 mijë dollarë. Por një fakt tjetër që e bën të dyshimtë transfertën dhe veprimin është se kompania “Sila” figuronte pjesë e faturave fiktive, për të cilat u arrestua ish-ministri Lefter Koka dhe që është sekuestruar inceneratori i Fierit. Ndërkohë, për më tepër, kompania “Sila” nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në prodhimin e verës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular