Sokol Kushta ka shpërthyer ndaj FSHF-së dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, për mënyrën se si e kanë menaxhuar deri më tani talentin Armando Broja.
Me një postim në faqen e tij në “Facebook”, ai shkon edhe më tej, duke theksuar se Angli-Shqipëri nuk do dilte 4+ në pjesën e parë po të ishte Broja në fushë. Legjenda e futbollit shqiptar e cilëson absurd veprimin e Rejës, që bën fushatë për presidentin Duka para zgjedhjeve.
Ja çfarë shkruan Kushta:
“Që Broja është lojtar klasi nuk ka nevojë ta them në këtë moment. Thjesht tani unë po shijoj këtë djalë duke e parë çdo tre ditë. Por kënaqësia më e madhe që po e shijoj është lëpirja që po i bëjnë shumica e gazetarëve që ishin kundër meje pas ndeshjes në Londër. Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit. Dmth kundër Brojës. Unë isha i sigurt që po të ishte Broja në fushë, pjesa e parë nuk do të dilte 4+ dhe zgjidhja ishte ulja në tribunë me pretekstin që Broja është kapriçoz dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd. Nuk e di në cilin shtet do të ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit.”