Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur urimet Frank-Walter Steinmeier, pas rizgjedhjes së këtij të fundit si president i Gjermanisë.
Në një postim në “Twitter”, kreu i PD-së e cilëson Steinmeier një mik të çmuar e mbështetës të fortë të Shqipërisë në procesin e integrimit.
Mesazhi i Bashës
Urimet e mia më të ngrohta për Frank-Walter #Steinmeier për rizgjedhjen e tij si President i Gjermanisë. I uroj një mandat të dytë të suksesshëm një miku të çmuar dhe mbështetës të fortë të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE. 🇦🇱🇩🇪