Një aksident është shënuar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se një mjet me drejtues ende të pa identifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç dhe më pas, drejtuesi ka braktisur mjetin e është larguar nga vendi I ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.