Lojtari amerikan Taylor Rapp pati jo një, por dy fitore të mëdha të dielën mbrëma. Pasi fitoi një unazë Super Bowl 2022, mbrojtësi i Los Angeles Rams nxori një unazë të tijën, duke i propozuar të dashurës Dani Johnson pikërisht në fushën e stadiumit SoFi përpara një turme tifozësh brohoritës.
Kamerat kapën momentin e lumtur për sportistin 24-vjeçar dhe tashmë të fejuarën e tij.
Pamjet e postuara në llogarinë e ESPN në Twitter tregojnë Rapp teksa ra në gju, duke suprizuar shumë Johnson dhe spektatorëve aty pranë.
Tani kjo është një histori propozimi që është e vështirë të refuzohet.