BallinaAktualitet“Asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit”/ Rama për raportin e TI-as: Llafe...

“Asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit”/ Rama për raportin e TI-as: Llafe të dala nga moda! Nuk i marr të mirëqena, i bazohemi fakteve

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një sukses luftë ndaj korrupsionit që ka ndërmarrë Shqipëria.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama u shpreh se korrupsioni është një sfide për Shqipërinë që akoma nuk është një shtet modern dhe se lufta ndaj tij kërkon kohën e vet. Ai i ka konsideruar raportet ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit si llafe të ala nga moda duke mos i marra si të mirëqena.

“Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, e pavënshme në pikëpyetje por lufta ndaj korrupsionit e ka takuar atë në mënyrën e duhur duke marrë përsipër transformimin e sistemit të shërbimeve. Po të bëjmë një krahasim me disa vite më parë as nuk ka të krahasuar. Lufta ndaj korrupsionit është krijim sistemesh që garantojnë të gjitha proceset e zbatimit të vendimmarrjes në kohën e duhur por kjo kërkon kohën e vet.

Shqipëria ka bërë pak përparime në luftën ndaj korrupsionit. Pse është kaq e vështirë?


Unë kam mësuar me eksperiencën të mos i marrë të mirëqenë këto indekse. Korrupsioni është një sfidë sepse nuk kemi një shtet modern e të mirëorganizuar. Boll shikojmë me raportin Doing Bussines që u pezullua edhe nga Banka Botërore. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr si të mirëqena këto raporte. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve te metodologjive të dala nga moda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular