Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar të partisë së tij.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD do të nisë në orën 20:00, kur pritet të miratohen anetaret e komisioneve për reformën zgjedhore e territoriale.
Kujtojmë se Basha e mbledh grupin e PD një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku do të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
Gjithashtu, në seancën e nesërme plenare pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave.
“Nesër ne orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit”- thuhet ne mesazhin per deputetet.