BallinaKryesore“Aleatët e shtëpisë së Ilirit po shantazhojnë njëri-tjetrin”, PD: Çdo votë për...

“Aleatët e shtëpisë së Ilirit po shantazhojnë njëri-tjetrin”, PD: Çdo votë për Metën dhe Berishën, mban Ramën

spot_img

Partia Demokratike vijon përplasjet në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa thekson se çdo votë për Metën dhe Berishën mban më shumë Ramën në pushtet.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, PD shkruan se “Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit”.

Mesazhi i PD:

Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.
Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.
Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular