BallinaAktualitet“Kam nënën me Covid, s’kemi bukë”/ Nga njohja në ‘Facebook’ te kërkesa...

“Kam nënën me Covid, s’kemi bukë”/ Nga njohja në ‘Facebook’ te kërkesa për lekë, 25-vjeçari denoncon të dashurën. Si u mashtrua i riu nga Berati

spot_img

Një njohje e nisur në rrjetin social “Facebook” i ka kushtuar jo pak financiarisht një 25-vjeçari nga Berati. Një vajzë nga Vlora, 20 vjeçe, është proceduar penalisht nga Policia pasi i ka përvetësuar shuma financiare të riut.

Njohja mes 25-vjeçarit dhe së resë nga Vlora, P. Ordoli, ka ndodhur disa muaj më parë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke krijuar një “lidhje” në distancë.

Rreth dy muaj më parë, djali ka udhëtuar drejt Vlorës për të takuar 20-vjeçaren, duke krijuar lidhje edhe fizikisht. Pas këtij takimi, kanë nisur kërkesat nga ana e vajzës për para me pretendime të ndryshme.

“Kam nënën sëmurë me Covid, më duhen lekë për ilaçe. S’kemi lekë për bukë. Jemi pa ngrënë”, ishin disa nga kërkesat që vajza i kishte bërë të riut. Por, 25-vjeçari nuk ka rënë pre e kërkesave të vajzës, duke shkuar vetë në fshatin ku ajo banonte dhe duke verifikuar nga afër situatën. Pas këtij momenti, ka vendosur të denoncojë vajzën në Polici.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht shtetasen P.O., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S., 25 vjeç, banues në Berat, se kjo shtetase me anë të mashtrimit i ka përvetësuar një shumë eurosh”, njoftoi dje Policia e Beratit.

Më 5 shkurt të këtij viti, tre të rinj në Korçë u arrestuan nga Policia, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi i kishin marrë një shumë prej 8 mijë eurosh, si dhe 200 mijë lekë të rinj. Ata kishin arritur t’i merrnin shumat nëpërmjet shantazhit përmes rrjeteve sociale, gjoja adoleshentja ishte përfshirë në një ngjarje dhe se do ta denonconin në Polici.

Operacioni i koduar “Rrjetet sociale”, çoi në pranga Eris Beqo, Ksandros Bashollari, Xhulio Dapellari, ndërsa në kërkim është shtetasi Kristian Ali, i cili dyshohet si ideatori i shantazhimit të vajzës. “Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip ‘Benz’ dhe katër aparate celularë”, sqaroi Policia./PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular