Inceneratorët/ Tabaku: Shteti përgjegjës, konçesionin e paguan me taksat e shqiptarëve por nuk e kontrollon.
Nën vazhdën e lajmeve të Komisionit Hetimor, Kryetarja Tabaku evidentoi faktin se qeveria shqiptare nuk kontrollon se ku shkojnë taksat e shqiptarëve pasi kompanitë e supervizimit që duhet të shohin punën e kryer apo jo janë të përcaktuara nga kompania e Zotos dhe Gugalljas.
“Shteti financon, por nuk kontrollon. Shteti nuk mban përgjegjësi fare se çfarë ndodh me paratë. Askush nuk ka përgjegjësi se çfarë ndodh me paratë. Ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, kompania e auditimit zotërohet nga Stela Gugallja, bën auditin”, u shpreh Tabaku.
Ajo vuri në dukje se pagesat prej 23 mln euro në inceneratorin e Fierit, sa 80% e vlerës totale, janë kryer pa asnjë supervizim nga qeveria shqiptare.
“Supervizorin e ka propozuar vetë kompania dhe është zgjedhur supervizor ai që donte kompania. Jo nga qeveria siç e ka ligji, i ka zgjedhur të dy kompania. Këto tani dorëzojnë raporte në ministri dhe ministria megjithëse ka shkelje të kontrollit të lartë të shtetit, shkelje të raporteve të monitorimit. Shkelje që evidentohen dhe nga zbatimi i kontratës, thotë që unë s’bej asgjë, vetëm paguaj lekët”, tha Tabaku.