BallinaKronike“Kam dëgjuar zëra të tjerë”, momenti i shpëtimit të pasagjerit të bllokuar...

“Kam dëgjuar zëra të tjerë”, momenti i shpëtimit të pasagjerit të bllokuar në anijen e djegur në Greqi

spot_img

Një nga 12 personat që u zhdukën tre ditë më parë si pasojë e një zjarri të rënë në skajin e anijes “Euroferry Olympia” , është shpëtuar dhe nxjerrë nga anija.

Mediat greke bëjnë me dije se pasagjeri i shpëtuar është një 21-vjeçar bjellorus, i cili tashmë është zbarkuar në një varkë dhe pritet të japë informacion për çdo person tjetër që mund të jetë në bord.

Ai dyshohet se është ngjitur vetëm në kuvertë dhe prej andej ekuipazhet e kanë zbritur. Menjëherë sapoaika dalë nga anija ka thënë se është e pabesueshme që është gjallë.

“Më thuaj që jam gjallë”, ka pyetur ekuipazhin e shpëtimit.

Ndërkohë në lidhje me të bllokuar të tjerë brenda anijes, ai është shprehur se mund të ketë të tjerë të mbijetuar.

Kam dëgjuar zëra të tjerë“.

Ndërkaq kujtojmë se vijon puna për kërkim shpëtimin e 11 të tjerëve që vijojnë të jenë në anije. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular