Një ngjarje e paprecedentë po ndodh në këto moment në Tiranë në zonën e njohur si “Selvia” ku po shemben disa shtëpi dhe biznese. Sipas asaj që raporton Faxëeb, janë shembur dy dyqane dhe një shtëpi ndaj të cilave disponojnë dokumente që vërtetojnë se janë të ligjshme të pajisura me hipotekë pasi janë godina dhe banesa të vjetra. Mësohet se po vijon shembja e dy dyqaneve si dhe një banese ku pronarët e tyre deklarojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim. Punonjësit e bashkisë, sipas tyre, kanë ardhur dhe kanë zabtuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda. Pronarët deklaruan gjithashtu se iu kanë treguar dokumentat e pronësisë por ata nuk i kanë përfillur dhe nga ana e tyre gjithashtu nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim.
Banori: Do ti fus fuart ne korent
Për prishjen e befasishme të 3 objekteve pasditen e sotme në zonën e ‘Selvisë’ kanë folur për FaxNeës dy banorët të cilët janë edhe pronarët. Sipas tyre, ata disponojnë leje ndërtimi dhe hipotekë për objektet e tyre, ndërkohë që prishja ka ndodhur pa asnjë dokument zyrtar apo lajmërim paraprak.
“Këto janë ndërtime që në 1989. Nuk na kanë lajmëruar fare. Qytetarët e ndryshëm na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë që po na prishin lokalin. Ne do të bëjmë kallzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës që nesër në mëngjes. Nuk ka pasur asnjë lajmërim për këtë prishje, ndaj unë do të ndjek rrugën ligjore. Ne jemi dy persona, të dy me leje ndërtimi, gjithçka e kemi në rregull. Vetëm ne na kanë prishur të tjerët jo”, deklaroi për Fax Neës Gani Kajtazi. Ndërkohë një tjetër pronar ka kërcënuar edhe me vetëflijim. “Ne disponojmë 2 biznese, me letra të rregullta, me tokë të blerë. Dhe vijnë na e prishin biznesin pa asnjë lajmërim pa asgjë. Nuk jemi njoftuar as për të hequr objektet brenda bizneseve.
Unë me atë jetoj. Jam dhe i sëmurë, nuk kam mënyrë tjetër jetese. Më kanë lajmëruar punëtorët. Më vjen më kollaj të fus duart në korrent, nuk di si të veproj. Edhe policët erdhën, por ata janë të njëanshëm.”- tha Edmond Shllaku.
Agravon situata
Ka agravuar situata në zonën e “Selvisë” në Tiranë ku fadromat po tentojnë të prishin një objekt i cili sipas pronarit të tij, është ndërtuar në vitin 1921 dhe e kishte privatizuar përpara shumë vitesh.
Fadromat por tentojnë shembjen e godinës ndërkohë që disa persona ndër ta edhe djali I pronarit ndodhen brenda saj.
Pronari i saj është shprehur se nuk e dinte se çfarë kishte në mendje djali i tij por që do të shkonte pas tij duke mos lejuar shembjen e godinës.
“Nuk e di si e ka ndarë mendjen djali, unë do të shkoj pas tij. Shikojini Policinë, po duan të na shembin pronën. Isha në Polici bëra denoncimin. Nuk e di çfarë të them jam i sëmurë me ilaçe. Edhe kryetari i bashkisë duhet të reagojë, është çun tirone edhe ne çuna tirone jemi. Çfarë të bëj unë nesër, si ti blej ilaçet nesër. Faleminderit prej jush si Televizion, shumë faleminderit, po më vjen rëndë nga vetja se më duket sikur po bëj shoë, por e kemi me djersë të ballit. Kjo është një godinë e vitit 1921, e kam privatizuar para shumë vitesh por shikoje ku po shkon mundi. Nuk jam dakort me zhvillimin por lajmëro një javë apo dy javë para që të kishim nxjerr edhe gjëra jashtë. Më thoni ju si media ku të shkoj, ku ta gjej të drejtën”, tha ai për Fax News.
Prishen dyqane te Selvia, pa lajmerim
Gepostet von Fax Web am Mittwoch, 29. Mai 2019