Metro, rrugë, makina. Shumica e qytetarëve në Ukrainë po nxitojnë për të braktisur vendin e shpëtuar një agresioni rus që ka nisur që prej mëngjesit të 24 shkurtit
Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz që përpiqen për t’u larguar. Dikush me lot në sy, të tjerë duke mbajtur fëmijët në duar teksa ecin në anë të rrugës, e të tjerë, duke pritur radhën për të hipur në metro, e lënë pas pronat, punën dhe jetesën e këtyre viteve. Mediat shkruajnë se qytetarët po shkojnë drejt Polonisë e Rumanisë, vende këto shumë pranë tyre.
Autoritetet në Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Moldavi u mobilizuan për t’i pritur ata, duke u ofruar strehim, ushqim dhe ndihmë ligjore – dhe lehtësuan procedurat e tyre të zakonshme kufitare, duke përfshirë kërkesat e testimit Covid-19.
Vlen të përmendet se luftimet e ashpra, janë vendosur nga Lindja e vendit për në Kiev. Inteligjenca
amerikane pretendon se kryeqyteti do të bjerë për vetëm disa ditë, ndërsa autoritetet ukrainase, thonë se ruajnë sigurinë e rendin në qytetet kyçe të vendit.