Një grua në Florida të SHBA-ve ka përplasur për vdekje tre adoleshentë, të cilët po prisnin autobusin për të shkuar në një ndeshje futbolli.

Autoritetet konfirmuan se aksidenti tragjik ndodhi të shtunën mbrëma, kur kërcimtarja doli nga një klub nate me makinën e saj tip Fuoristradë.

Striptisja është identifikuar si Mariam Coulibaly, dhe ka rezultuar të ishte e dehur kur përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13 vjeç, Lens Desir, 15 vjeç, dhe Richecarde Dumay, 17 vjeç.
  • foto galeri
  • foto galeri