Një i burgosur rus i kapur qau në telefon para nënës së tij të cilës i tregoi se si forcat e Vladimir Putin kanë shkatërruar kopshte dhe reparte spitalore.
Pamjet rrëqethëse tregojnë ushtarin e kapur në Ukrainë duke i lutur dëshpërimisht nënës së tij që të përhapte të vërtetën e kësaj historie në shtëpi.
Ai lëviz përpara dhe mbrapa në karrigen e tij ndërsa fliste në një video-telefonatë me nënën duke i thënë asaj se duhet të përdorë mediat sociale në mënyrë që ‘sa më shumë njerëz të mund të dinë të vërtetën për sulmet e Putinit.
Ai thotë: ‘Jeta ka qenë e qetë këtu përpara se Presidenti ynë të fillonte gjithë këtë.’ Dhe nëna e tij e mërzitur i përgjigjet: “Të kuptova, të dua shumë”.
U raportua të shtunën e kaluar se një kopsht fëmijësh dhe një jetimore ishin sulmuar në qytetin Okhtyrka, një qytet i vogël në provincën verilindore të Ukrainës Sumy.
Fotot e sulmit u shpërndanë nga një ligjvënës ukrainas, i cili shkroi: “Në një qytet Okhtyrka, raketat ruse goditën kopshtin e fëmijëve dhe strehën e bombave. Mes të vdekurve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë. Çfarë tjetër duhet të bëjnë fashistët rusë që NATO të zgjohet dhe të mbrojë Ukrainën?!’