“BBC” publikon pamjet më të fundit nga kolona kilometrike e automjeteve të blinduara të Rusisë, të cilat i janë drejtuar prej ditësh kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, por që kanë ngecur në vend.
“BBC” publikon pamjet 3D të kolonës ushtarake ruse, e cila mendohet të jetë 64 kilometra e gjatë dhe ka ngecur pranë Kievit.
Ndërkohë, teksa vijon beteja e ashpër për të marrë Kievin, “The Sun” publikon një tjetër video dramatike, ku shihet momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë në ajër një helikopter rus, i cili monitoron nga lart kryeqytetin e Ukrainës, teksa autokolona e blindave ka ngecur në vend.