BallinaKryesore"Varfëria e dibranëve, weekendi i qeveritarëve dhe krimi zgjedhor!", Xhelal Mziu: Qyteti...

“Varfëria e dibranëve, weekendi i qeveritarëve dhe krimi zgjedhor!”, Xhelal Mziu: Qyteti është mbushur me makina të zeza, të gjithë hotelet e qytetit të Peshkopisë janë

Nga Xhelal Mziu

Varfëria e dibranëve & weekendi i qeveritarëve & krimi zgjedhor!
Të dielën ka zgjedhje për kryetarin e bashkisë Dibër.
Qyteti është mbushur me makina të zeza qeveritare dhe të botës së krimit dhe….!
Ndërsa kandidatët dhe shtabet e tyre vazhdojnë fushatën elektorale, njëkohësisht ka nisur sfilata ministrore në këtë Bashki!
Ardhjen e suitës qeveritare nuk e shoh tjetër veçse si weekend elektoral, ndërrim klime dhe grabitje e vullnetit të zgjedhësve, krim zgjedhor!
Të gjithë hotelet e qytetit të Peshkopisë janë bllokuar nga ministrat e qeverisë së rilindjes për tërmetin e radhës në Dibër!
Në qender të qytetit është akomoduar Ulsiu i Ministrisë së Drejtësisë me të gjithë strukturën e asaj ministrie, drejtoritë vartëse, ish të burgosur e persona që duhen burgosur, për të maksimalizuar votat!
Veç këtyre, zyrtarëve të lartë dhe marionetave me precedentë penalë, po ndodh edhe rekrutimi i bizneseve dhe personave që kanë një lidhje sado të vogël me pushtetin.
Fatkeqësisht po tentohet edhe drejt emrave të PD duke i joshur me arsenalin e Belindës.
Një tjetër hotel në hyrje të qytetit është bllokuar nga ministria Balluku, ku shoqërohet nga suita e biznesmenëve të infrastrukturës kombëtare me çanta të zeza të mbushura plotë, por dhe drejtorët e përgjithshëm të ARSH, AUK, FSHZH, OSHEE, OST, listën e biznesmenëve përfitues dhe listën premtuese të investimeve që do marrin në rang vendi!
Hotel tjetër në qytet ?
Po ! Atje është akomoduar ish “Tërmeti i Dibrës” së 2016 ose dosjes 184, dhe Sekretari i Përgjithshëm të PS Gjiknuri, i cili ka rimbledhur skuadrën e blerjes së votave të 2016 dhe po shkon në çdo njësi për të azhornuar listat përfituese të “çantave të zeza” për 6 marsin dhe 1.200 patronazhistët e Bashkisë!
Diku në një Hotel tjetër Ministri Çuçi urdhëron policinë që në bashkpunim me personat që kanë probleme me drejtësinë të garantojnë maksimalizimin e votave për Rilindjen, pa lënë mënjanë presionin e shantazhin ndaj demokratëve!
Ndërkohë Kryeministri përkujdeset që si shpërblim për Dibrën, që për 9 vite nuk bëri asgjë dhe që i mbylli Universitetin shtetëror dhe e ka kthyer në rrethin më të varfër, me papunësinë më të madhe, me nivelin më të ulët ekonomik, ti bëj një dhuratë vullkanike të ndërtoj Skavicën me 485 metra ose siç thotë ai një liqen për të gjuajtur peshk Dibranët, pavarësisht se nga ky liqen korruptiv do të përmbyten mbi 10 mijë familje, me mijëra ha tokë, me mijëra varreza shekullore, që të mos ketë Dibër më.
Dibra po rënkon nga varfëria, papunësia, rrënimi i infrastrukturës dhe bujqësisë, mbyllja e shkollave dhe emigrimi për mbijetes, ndërkohë nën kujdesin e veçantë të KM një ditë para zgjedhjeve në pallatin e sportit ftohen këngëtarët VIP (kuptohet me fatur të majme) për të dhënë një koncert elektoral për maximalizimin e votave rilindase, urdhërohen të gjitha shkollat e mesme dhe administrata shtetërore që ta mbushë me të rinjë, madje dhe duke i joshur me koktejle.
Shkurtimisht e përshkrova këtë situatë, sepse problemet janë qindra dhe ekzistenciale.
Janë qindra familje në Dibër, të cilat janë në mbijetesë, ka familje që diskutojnë bukën, të tjera me probleme shëndetësore, shumë me të moshuar në shtëpi dhe sëmundje kronike.
Po, po janë shumë të tilla, por qeveria mbërrin për fundjava elektorale, për premtime të përsëritura…
Qeveria vjen për të shtuar mjerimin.
Partia Demokratike pavarësisht maskaradës zgjedhore të 25 prillit e mundi thellësisht rilindjen e krimit zgjedhor!
Me datë 6 mars demokratët do të rikonfirmohen shumicë, demokratëve i janë afruar me qindra socialist të ndershëm dhe Dibranë që i dhimbset Dibra!
Me datë 6 mars do të ketë pjesmarrje masive dhe çdo votë do të shkoj për Partinë Demokratike të Shqipërisë, për nr. 2, për z. Luan Haka!
Nuk ka “tërmet korrupsioni rilindas”, që e ndal vrullin e fitores së PD. FITORE ! ✌️✌️
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular