Ushtria ruse ka pushtuar një qytet. Bëhet fjalë për qytetin e Trostyanets. Kështu bëri të ditur guvernatori i rajonit të Sumyt në Ukrainë, Dmytro Zhyvytskyi.
Sipas kreut të administratës shtetërore rajonale, pushtuesit po kontrollojnë një qendër të mjekësisë, ata nuk po i lejojnë mjekët të ndërhyjnë në urgjencat mjekësore, por vetëm tek fëmijët në raste urgjente.
Mjekët u paralajmëruan se do të pushkatoheshin nëse largoheshin vetë. Ambulancat nga vendbanimet tjera nuk lejohen, raporton The Kyiv Independent.
“Popullsia vendase nuk është në gjendje të blejë ushqime dhe mallra të tjera. Të gjitha dyqanet janë plaçkitur, qyteti kontrollohet vazhdimisht nga snajperët. Nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në qytet për të ndihmuar popullatën”, tha Zhyvytskyi.