Një debat i fortë ndodhi mes Bardh Kadillit dhe analistit Gentjan Gaba mbrëmjen e sotme në studion e “Politiko” në Top News.
Kadilli tha se në këto zgjedhje nuk ka garë pasi qytetarit nuk i ka mbetur çfarë të zgjedhë
“Janë zgjedhje pa garë. Në këto zgjedhje qytetari s’ka çfarë të zgjedhë, se dhe vetë opozita sulmohet mes vetes. Këtë e kuptojmë dhe nga debati në studio. E kemi parë se çfarë ofrojnë kahet e opozitës,” u shpreh ai.
Ndërsa ai u kundërshtua nga analisti Gaba i cili i tha se Kadilli përdor të njëjtat fjalë përherë dhe shfryn.
“Ti gjithmonë këto përsërit, dhe shfryn…” tha Gaba.
Ndërsa Kadilli ia ktheu duke i thënë: “Më lër të mbaroj…”
Gaba: “Po mirë, ik o ik, ik dil nga studio…”