BallinaBotaVIDEO/ Zelensky i drejtohet sërish kombit: Vendi ynë nuk i njeh më...

VIDEO/ Zelensky i drejtohet sërish kombit: Vendi ynë nuk i njeh më ditët dhe datat. Së shpejti do t’u themi njerëzve tanë ‘kthehuni se nuk ka më rrezik’

spot_img
spot_img

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky i është drejtuar sërish kombit të tij me një fjalim përmes rrjeteve sociale këtë të shtunë. 

Pasi akuzoi NATO-n si të dobët dhe e bëri përgjegjëse për vrasjet që do të ndodhin [ër shkak të pushtimit rus nga sot, presidenti ukrainas ka përmendur sondazhet në Amerikë që thonë se “74% e amerikanëve janë për mbylljen e hapësirës ajrore, për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainën”.

“Jam i sigurt se së shpejti do të jemi në gjendje t’u themi njerëzve tanë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe të gjitha vendet e tjera. Kthehuni, sepse nuk ka më kërcënim”, tha Zelensky.

Deklarata:

Njerëz të lirë të një vendi të lirë! Është pothuajse dita e dhjetë e pushtimit të kombit tonë. Dita e dhjetë është e ngjashme me një ditë pafundësisht të gjatë.

Sot është e shtunë, këto fjalë nuk kanë asnjë domethënie në luftë. Si e hëna apo e enjtja, apo një tjetër ditë. Ato janë të gjitha njësoj. Ne ende po e mbrojmë kombin. Ne ende po shpëtojmë njerëz.

Vendi ynë nuk i njeh më fundjavat. Nuk ka rëndësi cfarë ore është. Nuk ka rëndësi cfarë date është.Dhe kështku do të jetë deri në fitore.

Në mbrëmje vonë të premten fola me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Polonisë.

Bisedat tona janë tashmë të përditshme. U jam shumë mirënjohës secilit.

Jam i sigurt se së shpejti do të jemi në gjendje t’u themi njerëzve tanë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe të gjitha vendet e tjera. Kthehuni, sepse nuk ka më kërcënim.

Jam falenderues për amerikanët. Ne i pamë sondazhet, opinionin e njerëzve të thjeshtë në Amerikë që mbështesin njerëzit e thjeshtë të Ukrainës.

Ata mbështesin mbylljen e hapësirës ajrore të Ukrainës tani për të shpëtuar jetët e njerëzve tanë.

74% e amerikanëve janë për mbylljen e hapësirës ajrore, për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainën.

Unë admiroj cdo ukrainas që nuk hesht, që proteston, që merr flamurin e kombit të tij dhe i tregon forcave ruse që ata do të humbasin. Ata do të humbasin përfundimisht.

Sepse është e pamundur që të fitosh ndaj njerëzve që ndalojnë një ushtri të armtosur pa asnjë armë në duart e tyre. Që refuzojnë t’u marrin nga duart armë pushtuesve. Por ata nuk humbasin dinjitetin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular