BallinaKronikeEMRAT/Krimi në Devoll, nuse e vjehrrë dyshohet se janë vrarë nga një...

EMRAT/Krimi në Devoll, nuse e vjehrrë dyshohet se janë vrarë nga një grabitës, identifikohet autori

spot_img
spot_img

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e nuse e vjehrrë në fshatin Progër të Devollit. Raportohet se në trupin e Fatmira (nusja) dhe Bukurie Bamit (vjehrra) janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ato janë goditur për vdekje me sende të forta nga një grabitës mbrëmjen e kaluar. Të njëjtat burime konfirmojnë se policia ka identifikuar autorin e ngjarjes

Fatmira dhe Bukurime Bami, përkatësisht 60 dhe 80 vjeç janë gjetur të pajeta në banesë nga kryeplaku i fshatit Progër në Devoll

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga ngjarje e rëndë.

Devoll
Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe. 

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular