Personi që shikoni në foto është 33-vjeçari Romeo Meçaj të cilit iu bë atentat këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës. 33-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi në zonën e Skelës nga persona ende të paidentifikuar.
Burime bëjnë me dije se i riu ndodhej brenda një mjeti tip ‘Land Rover’ kur ndaj tij u zbraz karikatori i kallashnikovit. Pak minuta më pas, policia në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka gjetur një mjet të djegur dhe dyshohet se i përket autorëve të atentati
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe kërkimin e autorit
Sakaq, burime bëjnë me dije se i riu do të dërgohet nga Spitali i Vlorës drejt atij të Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.