BallinaBotaSanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë/Lavrov: Mos na cenoni interesat tona me Iranin

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë/Lavrov: Mos na cenoni interesat tona me Iranin

spot_img
spot_img

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë midis të tjerave edhe një pengesë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. 

Bisedimet midis Teheranit dhe fuqive globale për të ringjallur marrëveshjen e reduktimit të pasurimit me uranium kanë hasur në vështirësi pas kërkesës së Rusisë ndaj SHBA-ve për bashkëpunim me Iranin, se sanksionet ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës nuk do ta dëmtonin atë. Por zyrtarët iranianë e kanë cilësuar kërkesën si jo konstruktive, raporton Reuters.

“Rusët e kishin vënë këtë kërkesë në tavolinë (në bisedimet e Vjenës) që dy ditë më parë. Kuptohet se duke ndryshuar pozicionin e saj në bisedimet e Vjenës, Rusia dëshiron të sigurojë interesat e saj në vende të tjera. Ky veprim nuk është konstruktiv për bisedimet bërthamore të Vjenës”, tha zyrtari iranian në Teheran, duke folur për Reuters.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se sanksionet perëndimore të vendosura për luftën në Ukrainë ishin bërë një pengesë për marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke paralajmëruar se interesat kombëtare ruse duhet të merren parasysh

Sipas Lavrov, Rusia donte një garanci me shkrim nga Shtetet e Bashkuara se bashkëpunimi tregtar, investues dhe ushtarak-teknik i Rusisë me Iranin nuk do të pengohej në asnjë mënyrë nga sanksionet.  Dy diplomatë, njëri prej tyre jo i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime, thanë se Kina gjithashtu ka kërkuar garanci me shkrim që kompanitë e saj që bëjnë biznes në Iran nuk do të preken nga sanksionet e SHBA.

Të gjitha palët e përfshira në bisedimet e Vjenës kishin thënë të premten se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje. Marrëveshja e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive të mëdha lehtësoi sanksionet ndaj Teheranit në këmbim të kufizimit të pasurimit të uraniumit nga Irani, duke e bërë më të vështirë për Teheranin zhvillimin e materialeve për armë bërthamore. Dakordësia  u  shpërbë pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara në 2018 nga kjo marrëveshje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular