BallinaAktualitetPOLITICO.eu: Shqipërinë e pret një Jo e madhe për negociatat, Maqedonia e...

POLITICO.eu: Shqipërinë e pret një Jo e madhe për negociatat, Maqedonia e Veriut ndryshe…

spot_img
spot_img

Situata e rënduar politike në Shqipëri, ditë pas dite po bëhet krye lajm në mediat dhe kancelaritë më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Kështu ditën e sotme agjencia e njohur e lajmeve, POLITICO.eu, në një shkrim kushtuar zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë bën parashikimin e keq, se të paktën me vendin tonë do të përsëritet i njëjti skanar si edhe vitin e kaluar.

“Argumentet e Komisionit nuk i bindën të gjitha vendet anëtare as vjet, dhe Franca me Holandën, efektivisht e bllokuan fillimin e bisedimeve”, shkruan POLITICO, duke ju referuar vendit tonë.

Gjithashtu media e njohur shkruan, se është shumë e qartë se edhe këtë herë rezultati do të jetë i njëjtë. Avokatët e hapjes së negociatave me dy vendet ballkanike argumentojnë se lëvizja do të siguronte që BE të mbetej një influencë e fortë në gjymtyrën e saj juglindore, përballë konkurencës nga fuqitë e tjera, përfshirë Rusinë Kinën dhe Turqinë, vazhdon artikulli. shton POLITIKO.

Kritikët gjithashtu theksojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë që karakterizojnë vendet e Ballkanit, që do të sillnin më shumë probleme në BE, shkruhet po aty.

Media kujton skenën e një viti më parë kur “në një takim të ministrave të BE në Luksemburg qershorin e shkuar, shumica e vendeve argumentuan pro hapjes së bisedimeve me Tiranë e Shkupin. Por pozicioni i prirë nga Parisi dhe Haga, me mbështetjen e Kopenhagenit, bëri që çështja të shtyhej për një vit, sepse vendimet e zgjerimit bëhen me unanimitet”.

Parashikimi është se një tjetër takim i Këshillit, më 18 qershor, duket se do të përfundojë në të njëjtën mënyrë-me një shtyrje të paktën me një muaj apo dy, në mos më shumë.

“Nëse bisedimet e zgjerimit nuk marrin dritën e gjelbër, kjo nuk mund të jetë njësoj për të dy vendet. Nëse Maqedonia ka fituar lëvdata të gjera për marrëveshjen me Greqinë, kriza e fundit politike në Shqipëri i ka dhënë Paristit arsye të mjaftueshme për t’i thënë Jo Tiranës”, theksohet në artikull.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular