Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se do të zhvillojë bisedime në Moskë të mërkurën dhe në ditën pasuese, do të jetë në Ukrainë.
Qëllimi sipas mediave, është për të gjetur një zgjidhje për paqen. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Kujtojmë se luftimet janë në ditën e 20 të tyre.
Ata janë mjaft të ashpra dhe humbje të mëdha janë shkaktuar në të dyja kampet. Njëkohësisht, delegacionet e të dyja vendeve janë duke zhvilluar negociata, por ende pa gjetur një marrëveshje për armëpushim apo paqe.