BallinaBotaAlarmi nga Britania: Jemi vetëm disa hapa larg një lufte bërthamore

Alarmi nga Britania: Jemi vetëm disa hapa larg një lufte bërthamore

Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme dhe armët atomike mund të përdoren, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon ende”.

Ky është alarmi që ka ngritur ish-shefi i Forcave Ajrore Britanike, Edward Stringer. Në një deklaratë postuar në Twitter, ai shprehet se jemi vetëm disa hapa larg një konfrontimi të mundshëm me armë bërthamore.

“Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”, tha ai.

Më 27 shkurt, Putin vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën.  Ndërkohë, ofensiva e tij në Ukrainë, të paktën sipas ekspertëve, nuk është duke shkuar sipas parashikimeve dhe tashmë e ardhmja është e paqartë sesi lideri rus do të dalë nga ky konflikt i përgjakshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular