BallinaAktualitetAthina zyrtare kushtëzon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Ja deklarata e qeverisë...

Athina zyrtare kushtëzon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Ja deklarata e qeverisë greke

spot_img
spot_img

Pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, një tjetër vend anëtar i BE-së i shtohet listës së shteteve skeptike. Në një deklaratë të publikuar edhe në faqen e saj zyrtare në internet, ministria e jashtme greke shprehet, se dy vendet po punojnë për forcimin e marrëdhënieve, por theksonse, Tirana zyrtare duhet të garantojë respektimin e minoritetit grek.

Ministria e Jashtme greke ka përsëritur se respektimi i të drejtave të minoritetit është dhe një nga pikat kryesore për hapjen e negociatave me BE.

“Greqia është duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet procedurën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në kushtet që janë zbatuar për të gjitha vendet e anëtarësuara, duke përmbushur të gjitha kërkesat. Siç është bërë e qartë në raportin e Komisionit Europian, respektimi i të drejtave të minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE, përmbushja e të cilave do të trajtohet nga Këshilli i Europës. Në këtë kontekst, ne presim garanci për të drejtat e minoritetit në të gjithë Shqipërinë, një masë që Shqipëria kishte ndërmarrë për ta miratuar deri në Maj 2018, dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për anëtarët e minoritetit. “Së fundmi, po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e përfaqësimit politik të minoritetit grek për zgjedhjet në Himarë. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në rrugën e përparimit dhe jo të bëjë prapa, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të përparojë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular