Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ndërsa futej sot në Kuvend për seancë plenare.
Ajo u rrëzua në sheshpushimin para derës, ndësa i kishte ngjitur ndërkohë shkallët. Ky moment u kalua me të qeshura nga ministrja dhe kolegët që i erdhën në ndihmë.
Balluku shoqërohej nga ministrja Kumbaro dhe deputeti i Dibrës Lavdrim Krashi, të cilët i dhanë një dorë për tu ngritur. Fatmirësisht nuk duket se ministrja ka marrë ndonjë lëndim serioz nga rrëzimi./ORA
Pamjet e publikuara nga ORA News