BallinaBotaPushtimi i Ukrainës dhe nervozizmi i Vladimir Putin/ Shërbimi rus i sigurisë...

Pushtimi i Ukrainës dhe nervozizmi i Vladimir Putin/ Shërbimi rus i sigurisë arreston zv.komandantin e Gardës Kombëtare

Humbjet e përditshme të Rusisë në frontin e luftës kanë shkaktuar pakënaqësi tek Vladimir Putin. Sipas gazetarit investigativ Gristo Grozev, shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhës i KGB-së), arrestoi zëvendëskomandantin e Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar gjithashtu në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë për sigurinë personale të Putinit”, shkruan Grozev në Twitter.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov nuk dihen për momentin, por sipas disa burimeve të gazetarit, oficeri rus u arrestua për “rrjedhje informacioni ushtarak, me pasojë humbjen e jetëve“.

“Një gjë është e qartë: Putin pa dyshim e njeh krizën që po kalon ky operacion. Është aq e thellë sa ndryshon gjeneralët gjatë një lufte – aspak një praktikë e mirë”, komenton gazetari.

Ndërkohë, Vladimir Putin akuzon shërbimet ruse të sigurisë për rezistencë ndaj ukrainasve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular