BallinaAktualitetAdi Krasta: Ja çfarë do të bëja unë po të isha në...

Adi Krasta: Ja çfarë do të bëja unë po të isha në vend të Edi Ramës

spot_img
spot_img

Moderatori Adi Krasta, në emisionin ‘I ftuari’ në A2 CNN është shprehur se po të ishte në vend të Edi Ramës, do të jepte dorëheqjen. Sipas tij, largimi është në mire të interesit të vendit ndërsa me ironi shton edhe një tjetër argument: “…për të ruajtur shëndetin mendor të popullit tim dhe të klasës politike”.
“Në këtë vend do të duhet që klasa politike të marrë një vendim që është përtej interesave
individuale dhe të përqafojë interesin e mbarë elektoratit. Nëse do të kisha qenë unë kryeministër, edhe për më pak dhe më herët do ta kisha dhënë dorëheqjen për të ruajtur shëndetin mendor të popullit tim dhe të klasës politike”, u shpreh Krasta.
“Edhe në vitin 2012, kur qeveria Berisha ishte po kaq dramatike, e lodhur dhe jashtë interesave të vendit, kërkohej rotacion. Edhe sot ka njerëz që thonë që pse të ikë Theresa May, por ajo e kuptoi që duhet të largohet sepse është në interes më të madh të vendit të saj”, shtoi Adi Krasta.
Kur u pyet nëse e meriton opozita rotacionin, Krasta theksoi se nuk ka fare rëndësi se kush vjen në pushtet dhe kur vjen në pushtet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular