BallinaEkonomiKoncesioni Milot-Balldren/Kryeredaktorja e "Monitor": Skemë piramidale dhe mafioze

Koncesioni Milot-Balldren/Kryeredaktorja e “Monitor”: Skemë piramidale dhe mafioze

spot_img
spot_img

Kryeredaktorja e Revistës “Monitor”, Ornela Liperi, ka folur në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 për koncesionin “Milot-Balldre” kostot e fryra të saj, dhe pamundësinë financiare te kompanisë fituese për ta realizuar këtë projekt. Liperi thotë se kemi të bëjmë me një “skemë mafioze”.

“Për garën ka pasur një garë formale. Në tetor është shpallur tenderi dhe tenderi i parë ishte në vlerën 161 mln euro. Pas shpalljes së tenderit të parë ke pasur një rinegociim pa garë. Një praktikë që nuk ndodh në Shqipëri, që nuk është e mbështetur në asnjë lloj ligji. Në mënyrë të papritur, kur doli kontrata, u pa që ishte rritur 213 mln euro sepse aty thuhej se ishte rinegociuar për interesat dhe mbi kapitalin 140 mln euro do paguhet 5% interes. Ky është elementi i parë që këtu nuk ka pasur asnjë lloj gare, asnjë lloj transparence. Duhet ta shohin organet nëse është e ligjshme apo jo.
Elementi i dytë tek mënyra e financimit, unë shoh dy gjëra, një skemë piramidale dhe një skemë tjetër mafioze. Në qoftë se do flasim për skemën piramidale e kompanisë, është shumë e qartë që kompania nuk ka para. Pasuaria e kompanisë, duke përfshirë kapitalin, nëse shet çdo gjë, është diku tek 16 milionë euro. Kompania do marrë kredi, që jepet me garanci shtetërore, se asnjë bankë nuk i jep kredi kësaj kompanie.
Në dy vitet e para, kompania do punojë me para që nuk i ka të vetat. Kredia po merret në emër të shtetit, është sikur ta ketë marrë shteti, por po e merr me 5.5%.
Skema tjetër mafioze, është që futen furnitorët dhe është e qartë që këta persona do të marrin për 13 vjet pesëfishin e investimit, që është një investim goxha i mirë”, deklaroi Liperi.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular